3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Tha se udhëtonte nga Gjilani: Ky është statusi i Osmanit që demanton këshilltarin e saj për shpenzimet e naftës

- Advertisement -

Para rreth një viti e gjysmë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklaruar se jetonte në Prishtinë në një banesë të vogël prej 50 metra katror, teksa sot në reagimin e këshilltarit të saj për media thuhet se ajo shumicën e kohës ka udhëtuar nga Gjilani.

Reagimet kanë ardhur pas raportimit për shpenzimet e udhëtimit të presidentes Osmani gjatë kohës sa ishte deputete.

Në raportin e shpenzimeve të udhëtimit që u publikua sot për vitet 2011-2021, raportohej se Osmani ishte kompensuar nga Kuvendi për shpenzimet e udhëtimit nga viti 2011 deri në vitin 2015. Ndërsa, nga viti 2015 deri në vitin 2020, Osmani nuk ka marrë asnjë të hollë nga Kuvendi.

Siç shihet në raportin e publikuar nga Kuvendi i Kosovës, Osmani kishte marrë 380 euro në muajt nëntor-dhjetor të vitit 2011, 1.780 euro në vitin 2012, 1.240 euro në vitin 2013 dhe 520 euro në vitin 2014.

Në anën tjetër, në reagimin e këshilltarit për media të presidentes, Bekim Kupina, thuhet se presidentja nuk ka qenë në dijeni për kompensimet në kohën sa ishte deputete, ku sipas tij ajo ka udhëtuar shumicën e kohës nga Gjilani. Ndërsa, në vitin 2020, vetë presidentja Osmani kishte pohuar se ka vetëm banesë 53 metra katror në Prishtinë, e për të cilën Osmani kishte thënë se është e ngushtë për familjen e saj.

Postimi i Osmanit në vitin 2020

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, sot ka deklaruar se Osmani vazhdon të qëndroj një pjesë të gjatë të kohës në Gjilan.

Postimi i Kupinës:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit