23.5 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Tha se Tiri ka flirtuar me të, Loredana kërkon falje pas mbarimit të Big Brother

- Advertisement -

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi kanë qenë një nga çiftet më të dashur të këtij edicioni në BBVAL.

Ata sa ishin në shtëpi u përballën me disa akuza, që Loredana Brati ia adresoi gjegjësisht Tirit.

Ajo tha se ka flirtuar me të në një klub ku po performonte, ndonëse e pranishme ishte edhe Krisa.

Në “Natën me Aulonën”, çifti diskutuan rreth kësaj pjesë dhe thanë se Lori ka kërkuar falje.

Por, në anën tjetër Krisa thekson se ishte në një mënyrë për të dëmtuar imazhin e këngëtarit.

“Unë e njoh karakterin e Tirit, ai vet ka pasur një përshtypje më të fortë për Loredanën, e ka pasur pak më shumë inat si unë. Nuk e di çfarë mund të ndodh mbrapa. Jam njeri që fal nuk e kam problem, unë jam e hapur”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Kam reaguar në shtëpi sepse ajo që Loredana bëri ishte dëmtim imazhi për Tirin. E nxori si një person që flirton me çdo vajzë që i del përpara ndërkohë partnerja e tij aty. Ajo më ka kërkuar falje”.

Të ngjashme

Të fundit