Duket se raporti mes Donaldit dhe Beatrix është krisur sërish. Këngëtarja këto ditë ka qenë shumë emocionale dhe mes të tjerash ka thënë se do dilte nga shtëpia, nëse Dagz do të eleminohet.
“Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, ka thënë ajo teksa bisedonte me Einxhel.ADVERTISINGPas bisedës, Beatrix është mërzitur me Donaldin duke i thënë se ai nuk i qëndroi peanë dhe nuk e përqafoi si Einxhel. Kjo gjë ka mërzitur shumë Donaldin.
Në një bisedë me Egzonën Donaldi ka thënë se është bezdisur nga deklarata e Beatrix ku u shpreh se do të dilte nga programi nëse largohej dhe Dj Dagz.
“Ditën që mbaroi ‘PRIME’, Beatrix i tha Dagzit se do të dilte nga shtëpia nëse ai do të eleminohej”, tha aktori teksa përsëriste fjalët e saj. “Po si mund të dalë ajo kur më ka mua këtu brenda? Unë mundohem mos t’ia bëj gjërat e mëdha, ta le njëçikë. I pyesja non-stop ‘ça ke’.”-u shpreh ai i revoltuar.