5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Tetëmbëdhjetë kandidatë për kryeshef të Telekomit

- Advertisement -

Në garë për Drejtorin Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë. Hapja e aplikacioneve për pozitën e shefit ekzekutiv të Telekomit do të bëhet në mbledhjen e radhës të bordit të Drejtorëve të TK-së. Aktualisht Telekomi  udhëhiqet me Ushtruese të Detyrës, Burbuqe Hana. Po ashtu është hapur konkursi edhe për zyrtarë financiar , për këtë pozitë kanë aplikuar 6 kandidatë.

“Në lidhje me konkursin e mbyllur tashmë, për pozitën e KE dhe ZKFTH, ju njoftoj se deri më tani janë pranuar 18 aplikacione për pozitën e KE dhe 6 aplikacione për atë të ZKFTH.

Nëse eventualisht  arrin edhe ndonjë aplikacion tjetër përmes postës, i postuar në afat ligjor, i njëjti do të përfshihet”, tha Fadil Lepaja, Ushtrues Detyre i shefit të Informimit Publik në TK. Sipas Lepajës, Bordi i Drejtoreve i Telekomit të Kosovës është duke e bërë organizimin e procesit të rekrutimin sipas legjislacionit përkatës dhe duke u kujdesur që procesi të jetë transparent. “Si jeni të njoftuar, i tërë procesi do të monitorohet nga BDO, partneri i jashtëm zbatues i Projektit  të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryeshefit ekzekutiv dhe i Zyrtarit Kryesor të Financave në Telekomin e Kosovës është 3 vjet

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit