8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

- Advertisement -

Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak nuk janë aq të lehta për t’u zbuluar nëse nuk u kushtojmë vëmendje sinjaleve të caktuara që trupi ynë na tregon se diçka nuk është në rregull.

Ndërsa shenjat treguese, të tilla si nevoja e shtuar për të urinuar dhe etja ekstreme, kryesojnë listën e simptomave të diabetit, ka edhe nga ato më pak të njohura që shfaqen në gojë, sipas Better Health Channel, shkruan Index.hr.

Sheqeri i lartë në gjak mund të çojë në:

periodontozë

abscess të mishrave të dhëmbëve

kariesit

infeksionet mykotike

Lichen planus (gjendje inflamatore, autoimune e lëkurës)

ulçera në gojë

çrregullime të shijes

goja e thatë, e djegur për shkak të niveleve të ulëta të pështymës.

Dentistët janë shpesh në ballë të zbulimit të kushteve serioze shëndetësore si diabeti. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vizitoni rregullisht dentistin tuaj, transmeton Klankosova.tv.

Përveç simptomave të mësipërme, diabetin e tregojnë edhe lodhja, humbja e peshës dhe masës muskulore, turbullimi i shikimit dhe infeksionet mykotike të zonës intime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit