Shteti i Kosovës ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që mbahet ditën e diel në katër komunat me shumicë serbe.
Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, tha për Ballkna Update në ABC News se institucioni që ajo përfaqëson do jetë në gatishmëri të plotë për të zbatuar detyrat, sa i takon procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjes së tij.
Ajo shtoi se në rast incidentesh, apo konsumimit të ndonjë vepre penale që lidhet me procesin zgjedhor, Prokuroria merr menjëherë masa për të ndërhyrë, qoftë dhe arrestimin e personave që shkelin ligjin zgjedhor.
“Është e vërtetë që nga viti 2013, të nënshkruar nga institucionet relevante në vend, kanë parashikuar proceduar standarde të veprimet. Roli i prokurorit është me theks të veçantë, mbrojtja e votës së qytetarët. Ne shpalosim aktivitetet tona, ditën e zgjedhje dhe pas zgjedhjeve. Ne veprojmë menjëherë kur ka incidente ditën kryesisht ditën e zgjedhjeve. Nëse ato veprime kanë qenë vepër penale”, tha Pula.
Ajo shtoi në emisionin “Ballkan Update” me Linda Karadakun se peshën më të madhe për të garantuar sigurinë e ka KQZ-ja dhe Policia e Kosovës.
“Për në do jetë ditë zgjedhjeve, për ne roli ynë është i njëjtë. Zgjedhjet nuk i organizon Prokuroria, por KQZ, dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe sigurinë e ka Policia e Kosovës. Ne japim kontributin tonë, bazuar në marrëveshjen që kemi”, shtoi ajo.
Prokuroria u shpreh znj. Pula ka caktuar tetë prokurorë në katër komunat me shumicë serbe.
“Janë tetë prokurorë, nga dy për secilën për komunë. Pastaj është dhoma koordinatave. Shpresoj që mos të këtë asnjë incident, dhe roli ynë është të veprohet aty ku cenohet vota e qytetarëve dhe ne do të veprojmë, sipas rolit që kemi.”, theksoi Pula.