Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë persona janë fjalosur mes vete në Grabovc të Obiliqit, me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në këtë rast dyshohet të jenë përdorur edhe armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.
“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme, tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur ne mes vete me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.