-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit dhe Albulena Haxhiu ende ministre

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit dhe Albulena Haxhiu ende ministre

Po bëhen shtatë vite nga vdekja e dyshimtë e Astrit Deharit brenda institucioneve të shtetit dhe tetë muaj nga zhdukja e disa mostrave të tij.

Ende mjegull…

LVV që zellshëm dhe zëshëm përdorte rastin elektoralisht, pas ardhjes në pushtet, zellshëm por pa zë u përkujdes që agonia institucionale dhe e shoqërisë në lidhje me vdekjen e Astritit të mbahet gjallë, në vend se që ky rast të ndriçohet, përfundimisht.

Mjegulla si politikë e paqartësisë, me të cilën operon pushteti aktual sot në Kosovë, flet për pasigurinë strukturore që ka brenda.

Sot për Astritin nuk flet askush në LVV.
Sikur të ua kishte ndaluar ministrja Haxhiu edhe atyre me ligj të flasin për Deharin, siç pretendonte se mund ta bënte edhe në Kuvend me deputetët.

Ndërsa vet asaj,
sot iu janë pakësuar fjalët për Astritin Deharin,
iu janë zhdukur mostrat dhe
shtiset sikur nuk ka përgjegjësi.

#podumeditë #unëJamAstriti #ujkudomjegull

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit