6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tetë artikujt që nuk duhet t’i ruani kurrë në banjë, nga peshqirët te grimi

- Advertisement -

Mendoni dy herë përpara se të vendosni ndonjërën prej këtyre gjërave

Nëse jeni në proces rregullimi apo organizimi të shtëpisë, një nga vendet e para që me siguri e mendoni për të vendosur gjëra është banjoja.

Pavarësisht nëse janë produkte higjienike, grim apo ilaçe, mund të mos e dini që jo gjithçka mund të ruhet në këtë hapësirë.

Sipas ekspertes së organizimit, Brooke Hawkins, këto shtatë gjëra janë të parat që nuk duhet t’i mbani në tualet dhe ka disa arsye pse.

Ilaçet dhe suplementet

Ilaçet, pavarësisht përdorimit apo kurimit për të cilin përdoren nuk i përkasin asnjë vendi tjetër përveçse kutisë së ilaçeve. Imagjinoni që vitaminat tuaja të kthehen në eksperimente të vogla shkencore nga lagështia dhe nxehtësia që realisht nuk janë miqtë më të mirë të tyre.

Kozmetika

Produktet kozmetike janë të dëshiruara për shumë vajza, por avulli i banjës mund të ndryshojë cilësinë e tyre. Mbajini produktet kryesore të bukurisë në një temperaturë të pranueshme për rutinën e lëkurës.

Çdo gjë prej letre

Letra dhe lagështia janë kombinimi më i keq, ndaj imagjinoni pak që romani juaj i preferuar të ketë fletë të rrudhosura dhe aromë myku.

Bizhuteritë

Me siguri, shumë nga bizhuteritë i keni në dhomën e gjumit ose i ruani në kasafortë, por ka shumë prej nesh që i mbajnë ato edhe në lavaman apo te pjesa e dushit. Sipas Hawkins, është sërish lagështia ajo që dëmton bizhuteritë tuaja të çmuara.

GettyImages

Bateritë

Organizatorja profesioniste Kris Hargrove thotë se ruajtja e baterive në tualet është e gabuar. “Kur kondensimi nga një dush i nxehtë bie në kontakt me bateritë e rikarikueshme, ato humbasin ngarkesën e tyre më shpejt dhe si pasojë edhe funksionin.”

Elektronika

Spërkatjet aksidentale të ujit mund të dëmtojnë pajisjet elektronike jo të papërshkueshme nga uji. “Nëse uji bie në kontakt me komponentë të ndjeshëm, mund të çojë në qarqe të shkurtra dhe dëmtime të pakthyeshme”, thotë Sokolowski. Për më tepër, përdorimi i pajisjeve elektronike pranë burimeve të ujit rrit rrezikun e aksidenteve elektrike, të cilat mund të jenë potencialisht fatale.

Artikuj me vlerë sentimentale

Çdo gjë e rëndësishme për ju, si kujtime apo sende sentimentale, nuk duhet të mbahet në tualet. Me kalimin e kohës, kushtet e lagështa apo uji bëjnë që fotografitë të ngjiten së bashku, letra të zbehet dhe të shtohet myku.

Peshqirët shtesë

Banjo është vendi që kërkon më shumë peshqirë, por nëse vendosni të tjerë shtesë, mendoni edhe për mykun dhe aromën që mund të marrin, pikërisht për shkak ambientit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit