Prodhuesi Amerikan i makinave elektrike shiti një numër rekord makinash për periudhën 1 korrik – 30 shtator.
Kompania ndërtoi 365,923 makina gjatë kësaj periudhe, një rritje vjetore me 54%. Prodhimi u rrit me 41.5% krahasuar edhe me tre mujorin e dytë të 2022.
Në total Tesla tha se kishte shitur 343,830 makina gjatë kësaj periudhe. Vitin e kaluar kompania kishte shitur vetëm 241,391 makina.
Elon Musk kishte parashikuar këtë rritje të madhe pasi Gigafabrika në Shangai të Kinës do të rifillonte punën në kapacitetet maksimale pas mbylljes për shkak të Covid-19 në muajin Mars.
Së fundi kompania ka hapur fabrika në Berlin dhe Teksas duke ndihmuar që të përmirësojë shifrat e prodhimit.
Lajmi vjen pak ditë pasi Elon Musk prezantoi robotin Optimus me paraqitje njerëzore duke lëshuar njëkohësisht edhe deklarata të forta.