- Advertisement -
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim entuziast me qytetarët e fshatit Terstenik në Drenas, ku është konfirmuar mbështetja e madhe për PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Tersteniku i historisë, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën, edhe sonte tregoi përkushtimin e tij për PDK-në. Qytetarët e këtij bastioni e konfirmuan fitoren tonë të madhe,” tha Neziri.
Ai falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe mobilizimin, duke theksuar se fryma e fitores po ndihet gjithandej në Drenas.