31.7 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Terroristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, opozita atje i dorëzon BE-së lista me policë serbë

- Advertisement -

Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk po zmbrapset.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sergjan Millivojeviq, tha se ia ka dorëzuar BE-së një listë me emra e mbiemra të policëve të cilët sipas tij, kanë shkelur ligjet për shkak të ndërhyrjeve brutale.

Deputeti opozitar tha se me këtë listë thërrasin BE-në që policëve të shtetit të tij e që janë të renditur aty të ju ndalohet hyrja në 27 shtetet e unionit evropian.

Kurse një listë, ndonëse jo-zyrtarisht është përpiluar dhe qarkullon, edhe me emrat e mbiemrat e  afër 200 persona të cilët  tash e sa muaj po i bëjnë roje fizike Vuçiqit.

Në këtë listë që ende nuk është zyrtare figurojnë edhe emrat e disa terroristëve që morën pjesë në agresionin në Banjskë dhe ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ta.

Për më tepër ndiqeni kronikën më poshtë:

Të ngjashme

Të fundit