Home Lajme Terras shkon në veri, atje takohet me përfaqësuesit politik të komunitetit serb

Terras shkon në veri, atje takohet me përfaqësuesit politik të komunitetit serb

0
Terras shkon në veri, atje takohet me përfaqësuesit politik të komunitetit serb

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon takime të mbyllura me përfaqësues politik të komunitetit serb.

Takimet po mbahen në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Pas takimeve, Terras do të vizitojë edhe fshatin Varagë, të Zubin Potokut, për të parë nga afër kanalin e Ibër – Lepencit që ishte cak i sulmit të 29 Nëntorit.

Kjo është vizita e parë e Terras më Kosovë pas emërimit si Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke pasuar ish-raportuesen Viola von Cramon.

Të hënën ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./rtk

Exit mobile version