-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Terras i bën thirrje BE-së t’i heqë masat ndaj Kosovës: Janë vënë padrejtësisht

- Advertisement -

Në seancën e sotme të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u paraqit draftraporti për situatën në Kosovë i raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras.

Në këtë komision, Terras i bëri thirrje Bashkimit Evropian që masat ndaj Kosovës t’i heqë sa më parë që është e mundur.

Ai shtoi se këto masa janë të padrejta.

“Unë besoj dhe e theksoj në raport, se Bashkimi Evropian duhet t’i heqë masat ndaj Kosovës, të cilat gjithashtu janë të padrejta. Këto sanksione duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”, tha Terras.

Ndër të tjera, Terras tha se shpreson që Qeveria e re e Kosovës, të rinisë dialogun me Serbinë.

“Shpresojmë se qeveria e ardhshme do të rinisë dialogun me Beogradin në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit