Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dënuar manipulimin dhe ndërhyrjen e shtetit të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen të dielën.
Terras ka thënë se kur po afron dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë janë bërë sërish të qarta.
“Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike të serbëve të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja afatshkurtra punësimi në institucionet e kontrolluara nga Serbia në Kosovë, gjatë ditëve në prag të zgjedhjeve”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Terrasi ka thënë se veprimet që po dirigjohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq synojnë përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë.
“Veprimet e Serbisë synojnë drejtpërdrejt përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore”, thuhet në reagim.
Terras i ka bërë thirrje Serbisë të ndalojë ndërhyrjet dhe t’u lejojë qytetarëve të Kosovës të zgjedhjen në mënyrë demokratike përfaqësuesit lokalë.