Kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dje kanë “inspektuar” punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore, e cila po ndërtohen nga lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se vizita kishte për qëllim që mbarëvajtja e punimeve të shikohet nga afër.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama vizituan të hënën gjatë ditës punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani. Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë.”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.