20.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Tërnava: Prioritet investimet në infrastrukturë, arsim e shëndetësi

- Advertisement -

Rrahim Tërnava, kandidat i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, ka folur për planin që ai e ka për zhvillimin e këtij qyteti, nëse i fiton zgjedhjet e 12 tetorit.

Në Edicionin Special, Tërnava tregoi se çka ka në plan për arsimin e shëndetësinë e këtij qyteti.

“Vizioni ynë është të punojmë në bazë të kërkesave të qytetarëve, që ka infrastrukturën në rend të parë. Parashihen disa rrugë anësore që bëhen mbi hekurudhë dhe anash mbi lumin Prishtevka, dhe projekti më sfidues është sheshi i qytetit. Këto janë ato që ne kemi nevojë më së shumti”, deklaroi Tërnava, raporton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve, si në qytet ashtu edhe në fshatra.

Sipas tij, prindërit kanë kosto të mëdha për bartjen e fëmijëve nga fshatrat në qytet.

Tërnava tha se do të bëjnë edhe laboratorë të ndryshme dhe aspektin e logjistikës, për çka tha se është në gjendje të mjerueshme nëpër shkolla.

“S’ka printera, s’ka letër të bardhë. Shpesh detyrohen mësimdhënësit të dalin jashtë për të marrë materialet e nevojshme. Me një fjalë, vizioni është me një arsim cilësor, shëndetësi të sigurt. Do të ndërtojmë një qendër të madhe të mjekësisë familjare”, u shpreh Tërnava.

Të ngjashme

Të fundit