Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka vizituar sot vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.
Siç ka njoftuar BIK, Tërnava ka parë për së afërmi ecurinë e punimeve nga përgjegjësit “për çka u shpreh i kënaqur me ecurinë e tyre”.
Gjatë kësaj dite është betonuar edhe një pjesë e pllakës së tretë të xhamisë.