-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Tërnava me mesazh për fillimin e Ramazanit, flet për martesat e personave me gjini të njëjtë

- Advertisement -

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai tha se agjërimi i Ramazanit e fisnikëron besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit.

“Përmes agjërimit besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, ndjeshëm, racional, human dhe tolerant në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Përveç kësaj agjërimi i Ramazanit, ky ibadet i veçantë e fisnikëron besimtarin e bënë atë më të durueshëm, afërt dhe të çiltër”, tha ai.

Tërnava apeloi edhe për ruajtjen e familjes, sipas tij, ashtu siç e ka krijuar Zoti, me dy gjini.

“Kur jemi te familja, më lejoni që në këtë natë të madhe, në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, të apeloj tek të gjithë ne, që të angazhohemi në ruajtjen dhe në edukimin e drejtë të saj, ashtu siç na ka krijuar e na ka porositur Krijuesi i gjithësisë, Krijuesi ynë – Zoti i madhëruar. Ai llojin njerëzor e ka krijuar të tillë, me dy gjini e me misione të caktuara, aq sa asnjë akt a vendim nuk mund ta zëvendësojë roli e nënës me të babait dhe as të babait me të nënës. Prandaj, në këtë muaj të mëshirës, të ibadetit e të solidaritetit, në këtë muaj Ramazani, ju ftoj të gjithëve që të jemi pranë familjes, ta ruajmë familjen dhe atë ta mbajmë në piedestal. Sepse, kur familja është e shëndoshë, edhe shoqëria është e shëndoshë dhe kështu e ardhmja jonë është e sigurt”, shtoi Tërnava.

I pyetur nga gazetarët, Tërnava foli edhe përndalimin e shkollimit të një vajze me mbulesë në Gjakovë.

Ai tha se ky rast është i izoluar, teksa kërkoi nga Ministria e Arsimit të shfuqizojë udhëzimin administrativ që u ndalon vajzave me mbulesë vijimin e shkollimit.

“Nuk dua të besoj se kjo është bërë me qëllim të caktuar, në prag të muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit. Nuk dëshiroj të besoj se është bërë me ndonjë qëllim të caktuar, por mund të them se ka qenë ndonjë lëshim i rastit, ngase në asnjë mënyrë nuk mund të nivelizohet arma me mbulesë, apo pirja e alkoolit me mbulesë dhe gjëra të tjera negative. Duke pasur parasysh se mbulesa është urdhër që vjen nga Zoti dhe të cilin duhet respektuar dhe nderuar. Andaj më vjen mirë se përgjegjësja për arsim në Komunën e Gjakovës ka reaguar me kohë dhe ky rast mbetet i izoluar. Rastet e tilla BIK i ka dënuar dhe do t’i dënojë në vazhdimësi… Kërkojmë nga MASHT-ti edhe praktikisht të bëhet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që është shkruar me nguti dhe papërgjegjësi të bollshme në raport me ndalimin e mbulesës dhe atyre t’iu shkelen të drejtat në shkollat publike”, theksoi ai.

Muaji i Ramazanit fillon nesër më 2 prill, gjatë të cilit besimtarët mysliman agjërojnë për 30 ditë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit