21.2 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Tërnava me ironi Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prejnë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka komentuar ngërçin politik.

Derisa ka pritur në takim për festen e Kurban Bajramit liderin e VV-së, Albin Kurti, kryetari i BIK-ut ka ironizuar me krizën politike në vend.

Ai ka thënë se ka menduar t`i thërras në takim të gjithë deputetët për të prerë nga një kurban.

Sipas tij, kjo do të bëhej me shpresë se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik.

Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, është shprehur Tërnava.

Të ngjashme

Të fundit