Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me prof.dr. Nurten Deva, rektore e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të industrisë dhe institucioneve akademike, ku përfitues do të jenë studentët, të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në pjesën praktike në NP “Termokos”.
“Termokos” përveç përmbushjes me sukses të misionit për të ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore është shëndërruar në adresën e duhur, e cila po jep kontribut të madh në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja.



