23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Termokos ndan 15 bursa për inxhinerët e ardhshëm

- Advertisement -

NP “Termokos” SH.A., për të tretën herë radhazi, edhe këtë vit do të ndajë 15 bursa për inxhinerët e ardhshëm, që aktualisht studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).

Lajmin për vazhdimin e përkrahjes për studentët e dalluar të këtyre fakulteteve e ka ndarë Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z.Fisnik Osmani pas një takimi, që ka pasur sot me dekanin e Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, prof.Mirlind Bruçi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryeshefi Osmani rikonformoi përkushtimin e menaxhmentit të ndërmarrjes për të ndihmuar studentët në arritjen e sukseseve për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Ndërkaq, dekani Bruçi është shprehur mirënjohës për mbështetjen, që NP “Termokos” po ofron për të tretin vit radhazi për studentët e dalluar të këtyre fakulteteve.

Njoftimi për procedurën dhe kriteret e aplikimit do të shpallen së shpejti nga njësitë akademike.

Të ngjashme

Të fundit