6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Termocentrali “Kosova e Re”, shpëtim apo dështim?

- Advertisement -

Ndër vite qarkullojnë dy legjenda që ri-përsëriten herë pas here, për motivim ose anasjeltlas, Trepça është e pasur, ne flemë mbi minerale, dhe e gjithë Kosova qëndron mbi thëngjill.

Të dyja mund të jenë të sakta, por prap nuk po arrijmë të sigurojmë energji elektrike as për nevojat tona.

Kosova, ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate energji elektrikë në orë, ndërsa gjatë dimrit nevojat arrijnë deri në 1.300 megavat. Pjesën që nuk e prodhojmë e blejmë nga jashtë, me çmim që po e shtrenjton rrymën shpesh-herë.

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” që do t’i prodhonte rreth 500 megavatë tashmë është proces i dështuar.

Tre vjet më parë, Kosova përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pasi kompania amerikane Contour Global e fajësoi për mosrespektim të kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri.

Ekonomistët thonë se me dështimin e këtij projekti Kosova e ka humbur mundësinë e fundit për të ndërtuar termocentral.

“Politikat e Bashkimit Evropian realisht nuk lejojnë më ndërtimin e kapaciteteve të reja termo-energjetike për shkak të ndotjes së ambientit. Ka qenë hapat dhe koha e fundit kur Kosova ka mundur me e marr një leje të tillë edhe me vazhdu ndërtimin e Kosovës së Re. Tash nuk diskutohet në Komisioni Evropian për ndërtimin e kapaciteteve të reja termo-energjetike”, ka thënë ekonomisti, Muhamet Spahiu.

Spahiu thotë se kundër këtij projekti kishte fushatë e ishte keqpërdorur politikisht, me teza si dyfishim i çmimit të rrymës e çështje të tjera. Vetëm përgjatë ndërtimit të termocentralit sipas tij me angazhimin e operatorëve lokal do të hapeshin 10 mijë vende të reja të punës.

“Sipas projektit do të ishin punësuar 500 punonjës të rregullt gjatë operimit 20 vjeçar të saj, normalisht se do të kishte vazhduar edhe pas 20 viteve pasi që do ta kishte marr operimin e saj Republika e Kosovës”, vijon ai.

Jetëgjatësia e Termocentralit “Kosova e Re” parashihej të ishte 40 vjet. Qeveria e Kosovës, sipas kontratës, do ta merrte në pronësi atë pas 20 viteve.

Projekti që do të kushtonte 1.3 miliard euro ishte në plan të finalizohej këtë vit. Ndërkohë vetëm në vitin 2022, Kosova importoi rrymë në vlerë mbi 120 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit