Në emisionin “Pressing” të T7, ka pasur një përballje mes ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkollit dhe analistit pro-qeveritar, Shkëlzen Gashit. Ata janë “përplasur” për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ishte ish-deputetja që tha se Lëvizja Vetëvendosje si opozitë, por edhe tash si pushtet i shkon përshtati Serbisë.
”Vetëvendosja sa ka qenë në opozitë i ka shku përshtati Serbisë, krejt çfarë po bën tash po i shkon përshtati Serbisë”, ka thënë Tërmkolli..
Gashi reagoi duke i kërkuar asaj argument për një pohim të tillë.
Zonja Tërmkolli u përgjigj se VV nuk i ka pranuar simbolet e shtetit të Kosovës, duke shtuar se VV-ja rrallë ka votuar ndryshe prej Listës Serbe.
”Vetëvendosja nuk e ka pranu këtë shtet, as simbolet. I ka shku përshtati Serbisë si opozitë. A e dini që shumë rrallë ka ndodhur që grupi parlamentar i LVV-së me votu ndryshe prej Listës Serbe”, ka thënë Tërmkolli.
Më pas, Gashi zbutet pak dhe thotë se ka respekt për ish-deputeten.
”Unë kam respekt për ju sepse atë që e mendoni e thoni, sepse ka njerëz që e mendojnë por nuk e thonë publikisht”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi ka shtuar se ka dallim mes Listës Serbe e LVV-së, pasi Lista Serbe ka kërkuar bashkim të Kosovës me Serbinë, ndërsa VV-ja ka kërkuar bashkim me Shqipërinë.