-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Tërmkolli-Osmanit: Kontributi i grave shqiptare për liri nuk mund të fshihet nga askush

- Advertisement -

Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj organizimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillohet për herë të parë nga Presidenca e Kosovës dhe i cili po mbahet në Prishtinë.

Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se historia, roli dhe kontributi i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, nuk mund të fshihet nga askush, shkruan lajmi.net.

Tutje, ish deputetja e ka kritikuar Osmanin duke e cilësuar këtë të fundit si si “Fake President”.

“Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një ” Fake Presidente”. Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka thënë Tërmkolli.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=555737206559828&id=100063706600393

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit