Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Melihate Termkolli, ka reaguar në mesin e zërave kritikë ndaj udhëheqësisë aktuale të LDK’së.

Termkolli me anë të një shkrimi në “Facebook’ ka pretenduar se LDK’ja një here u nda përgjysmë nga Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

“LDK- jeta jonë që nuk falet! LDK-ën njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri.  E kryqëzuan LDK-ën rugoviane”, thuhet në shkrimin e Termkollit.

“Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.! LDK është jeta jonë që nuk falet”, vijon ajo.