Melihate Termkolli, ish-deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar që mësimi nëpër shkolla të fillojë, duke kritikuar SBASHK-un e Qeverinë.
Termkolli këtë e ka thënë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se po vihet në lojë e ardhmja e fëmijëve të vendit.
“Në situatën në të cilën gjendemi, mbase është koha që vetë mësuesit e profesorët të gjejnë modalitete për ta detyruar Qeverinë që të plotësojë kërkesat e tyre dhe të merret seriozisht me çështjen e arsimit, pa dëmtuar fëmijët”, shkroi ajo.
Ish-deputetja e LDK-së paralajmëroi për vështirësim të situatës nëse mësimi nuk fillon nga e hëna.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=513838830749666&id=100063706600393