-1.4 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Tërmkolli: Albin Kurti do me falë krejt Kosovën

- Advertisement -

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli , ka thënë se kryeministri Kurti, po dëshiron me e falë krejt Kosovën dhe jo veç një pjesë të saj,


Ajo tutje potencon se i njëjti i ka mashtruar shumë shqiptarë të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.

“Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.No pasaran Albin! No pasaran”, shkruan Tërmkolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Albini, po don me falë krejt Kosovën, jo veç një pjesë të saj!
Se ke bërë politika anti-Kosovë e ka dëshmuar shumë herët, por intensivisht, për më se një dekadë. Tani kur është në krye të Qeverisë së Kosovës, po e sheh që “e ka shansin” ta zbatojë atë politikë në praktikë.
I ka mashtruar shumë shqiptarë (euforikë!) të Kosovës, për bashkim me Shqipërinë, të cilët tani po i quan “kosovaristë”( me gjuhën e këshilltarëve të tij), derisa erdhi në pushtet dhe vetëm atëherë “e pa” se nuk po lejonte Kushtetuta bashkimin!
Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.
Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.
No pasaran Albin! No pasaran!.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit