Qindra persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit, që goditi Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e dridhjeve të mëdha të tokës, shumë ndërtesa janë shkatërruar, duke bllokuar nën rrënoja banorët.