6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Tërmeti në Turqi dhe Siri, e mërkura shpallet Ditë Zie në Kosovë

- Advertisement -

Dita e mërkura e 8 shkurtit është shpallur ditë zie në Kosovë, në nderim të mijëra viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri.

Osmani në një njoftim në Facebook ka thënë se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit