Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas tërmetit tragjik në Marok, i cili i ka marrë jetën 632 personave deri më tani.
Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet familjeve të prekura nga kjo tragjedi.
“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkroi Presidenti Begaj në “X”.
Numri i viktimave pas tërmetit në Marok rritet në mbi 600 vetë(e shtunë në mëngjes) Spitalet në Marakesh kanë njoftuar për “fluks masiv” të të lënduarve.
Tërmeti dëmtoi rëndë qytetin e vjetër Marakesh, një trashëgimi e kulturës botërore të UNESCO-s. Pamjet dhe videot në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shkatërruara