-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Tërmetet në Shqipëri, disa ndërtesa pësojnë dëme në Bulqizë, një pjesë e Durrësit pa rrymë

- Advertisement -

Pas dy tërmeteve që kanë ndodhur sonte në Shqipëri ka pasur dëme të vogla materiale në disa zona.

Top Channel mëson se dëme materiale ka “Lagja e Re” në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë nga objektet e banimit.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, në qytetet e tjera të Shqipërisë janë ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë se  disa dëme të lehta janë shkaktuar edhe në Xibër të Klosit. /Top Channel/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit