Bota e futbollit virtual ka përjetuar një “tërmet”. EA Sports FC 26 ka publikuar vlerësimet e reja dhe, për herë të parë pas më shumë se një dekade, dy ikonat më të mëdha të historisë moderne – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – nuk figurojnë në majën e listës. Madje, të dy nuk janë përfshirë as në Top 26 lojtarët më të vlerësuar të lojës.
Në krye të renditjes qëndrojnë Kylian Mbappé dhe Mohamed Salah, të cilët ndajnë fronin me një vlerësim prej 91 pikësh. Pas tyre renditen me nga 90 yje të futbollit si Ousmane Dembélé, Rodri, Virgil van Dijk, Jude Bellingham dhe Erling Haaland.
Portierët më të fortë Në listën e gardianëve, kryesojnë Gianluigi Donnarumma (tashmë pjesë e Manchester City) dhe Alisson Becker i Liverpool-it, të dy me notën 89.
Donnarumma mbetet gjithashtu i vetmi italian që futet në elitën e lojës.
Top 10 në EA Sports FC 26 1.
Mohamed Salah – 91 2.
Kylian Mbappé – 91 3.
Ousmane Dembélé – 90 4.
Rodri – 90 5.
Virgil van Dijk – 90 6.
Jude Bellingham – 90 7.
Erling Haaland – 90 8.
Raphinha – 89 9.
Lamine Yamal – 89 10.
Achraf Hakimi – 89.
Ky edicion shënon një ndarje të qartë mes “epokës së vjetër” dhe brezit të ri të futbollit, ku yje të rinj si Bellingham, Yamal dhe Musiala po marrin skenën kryesore.
EA Sports FC 26 do të lansohet në javët e ardhshme dhe pritet të shkaktojë shumë diskutime mes tifozëve, sidomos për mungesën e dy legjendave që e kanë dominuar futbollin dhe video-lojërat për më shumë se 15 vite.