Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Katër skuadra të mbetura janë: Drita, Prishtina, Llapi dhe Drenica që për synim kanë ta fitojnë trofeun e çmuar.
Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet mes dy skuadrave të mëdha Prishtina dhe Drita. Ndërkohë sfida tjetër është ajo mes Llapit dhe Drenicës. Nga kjo fazë e garave ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para zhvillohen më 9 prill dhe ato të kthimit më 23 prill. Fituesi i Kupës së Kosovës do të sigurojë plasmanin në rrethin e parë të Ligës së Evropës.