Serbia ka larguar një pjesë të ushtrisë së saj nga kufiri, ka raportuar media prestigjioze britanike “The Guardian”, duke cituar fjalët e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe të një zyrtari të qeverisë kosovare emri i të cilit nuk jepet.
Arsyen parësore të tërheqjes së trupave “The Guardian” e jep pas paralajmërimeve të rrepta amerikane ndaj Beogradit për “masa ndëshkuese” si dhe atë që tërheqja vjen pas thirrjes së prerë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ndaj Aleksandar Vuçiqit.
Të shtunën mbrëma, ambasadori gjerman, Andreas Michaelis, e ka përshkruar situatën si një “fuqi baruti midis Evrope” dhe se “rreziku duhet të merret seriozisht”.
Michaelis ka shkruar mes tjerash se Berlini dhe Uashingtoni “kanë bashkëpunuar tepër ngushtë orëve të fundit”, gjë që ka qenë “absolutisht kyçe në mënjanimin e eskalimeve të mëtejme”.
“Serbisë i duhet të veprojë menjëherë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Uashington.