26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Tërhiqet nëse s’i merr 61 vota me votim të fshehtë, Haxhiu: Qëndrim i njëanshëm i imi, por është respektuar nga Kurti

- Advertisement -

Deputetja dhe e propozuara e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se tashmë Kushtetuesja ka afatizuar kohën prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka shtuar se ky konstituim do të duhej të bëhej me 15 prill, duke kritikuar edhe partitë e tjera për mungesë të vullnetit.

‘‘Siç e keni parë në aktyjgkimin e Kushtetueses, thuhet se kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të 30 ditëve, ndonëse kjo nuk ka qenë çështje që e ka adresuar AAK, PDK, LDK kur e kanë kontestuar komisionin për votimin fshehtë, Gjykata ka dal jashtë kërkesës dhe ka përcaktuar tashmë një afat kohor. Kuvendi është dashur të konstituohet me 15 prill, por çfarë kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe është mungesë e vullnetit, përgjegjësisë politike’’, ka deklaruar ajo.

Më tej, ajo ka thënë edhe se, nëse ajo s’i merr 61 vota përmes votimit të fshehtë ajo do të tërhiqet.

E njëjta, ka deklaruar edhe se ky ka qenë qëndrim i një anshëm porse është respektuar nga Kurti dhe VV.

‘‘Siç e konfirmon edhe aktgjykimi i Kushtetues nuk është përgjegjësi e vetëm një grupi parlamentar por është përgjegjësi e gjithë deputetëve. Fatkeqësisht deputetët e opozitës nuk po votojnë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në takimet e ardhshme. Është e pakuptimtë të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje, për sa kohë ne kemi bërë lëvizje, ne e kemi bërë një veprim. Ju e dini që unë kam thënë se me votim të fshehtë do të jetë vetëm njëherë emri im në seancë të kuvendit, pra vetëm njëherë do të votohet për mua me votim të fshehtë. Dhe nëse unë nuk i marrë 61 vota të paktën, unë tërhiqem nga kandidatura. Ka qenë qëndrim i një anshëm por është respektuar edhe nga kryetari Kurti dhe nga VV’’, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit