10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tërhiqet Kurti: Nesër fillon tërheqja e Policisë nga veriu

- Advertisement -

Të premten pritet të filloj reduktimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës prej 25 për qind nga komunat veriore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky veprim do të filloj pas konstatimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe KFOR-it në takimin punues të mbajtur të enjten (sot) se situata e sigurisë në këto komuna është e mirë.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim është konstatuar se situata e sigurisë në dhe përreth objekteve të komunave veriore është e mirë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri.

Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit