-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Tërhiqen ekstremistët grekë, nuk do protestojnë nesër para takimit të Ramës

- Advertisement -

Burime të siguruara nga partia e djathtë ekstreme “Zgjidhja Greke” bëjnë me dije se në takimin e mbajtur para pak minutash në Selanik nga drejtuesit e saj, është vendosur të mos protestohet para hotelit ku do të mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët që jetojnë në zonën e Selanikut.

Te njëjtat burime shtojnë se është vendosur që nga kjo parti ekstreme të mos mbahet protesta e paralajmëruar, pasi sipas tyre, problemi nuk janë shqiptarët por kryeministri Edi Rama.

Ishte drejtuesi i kësaj partie, Kyriakos Velopoulos, pjesë e parlamentit grek, i cili i bëri thirrje para 3 ditësh kryeministrit grek Mitsotakis të mos lejonte tubimin e thirrur nga kryeministri Rama në Selanik.

Zyrtarët e saj, të kontaktuar nëpërmjet telefonit nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi shtojnë se pjesë e takimit kanë qenë dhe dy parti të tjera të ekstremit të djathtë në koalicion me Nea Demokracia, të cilët janë shprehur se nuk do të protestojnë ditën e nesërme.

Në takimin e sotëm është diskutuar edhe mundësia e protestës së vet këtyre deputetëve në parlamentin grek, lidhur me qëndrimet e Edi Ramës në çështjen e Fredi Belerit.

Nuk dihet në qoftë se do të ketë organizime të veçuara nga qytetarët grekë të cilët do të protestojnë.

Burime pranë policisë greke bëjnë me dije se nga ana greke janë vendosur në gatishmëri afër hotelit ku do të mbahet takimi rreth 300 policë grekë dhe 200 agjentë, ndërkohë që ditën e sotme ka mbërritur dhe garda e Republikës së Shqipërisë. /Euronews Albania/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit