Çeçenët e dërrmuar po vazhdojnë me vetëbesimin e tyre se mund të vrasin ushtarë ukrainas, ani pse kanë pësuar humbje të madhe deri tani.
Ata ishin nisur ‘’për ta marrë Kievin’’ por që rezultoj në dështim e humbje për forcat e tyre.
Mercenarët e presidentit rus dështuan keq, derisa një video që po qarkullon në Youtube tregon ata duke glorifikuar veten e tyre para se të nisen drejt fshatrave të Ukrainës.
’Ata hipën në një tank, bërtitën, filmuan, i thanë përshëndetje Ramzanit, bërtitën, tani ata po ecin nëpër fshatrat e Ukrainës dhe po bërtasin diçka. Dhe propaganda trumbetonte se Kadirovitët do të merrnin Kievin brenda pak orësh’’, thuhet në përshkrimin e videos.
Kujtojmë se lideri çeçen u vra nga forcat ukrainase gati në fillim të luftimeve, duke bërë kështu që këta mercenarë të pësojnë një humbje të madhe qysh në ditët e para.