26.1 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Tërheqja e lëndës nga Kushtetuesja, Kajtazi: Osmani e ka ditur se është e papranueshme

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për tërheqjen e lëndës nga Gjykata Kushtetuese.

Kajtazi tha se arsyeja pse Osmani e ka bërë një gjë të tillë është se, sipas tij, ajo e ka ditur që lënda e saj është e papranueshme.

“Zonja Osmani e ka ditur se lënda e saj është e papranueshme. Mbi këtë bazë ajo ka vendosur ta tërheq lëndën, në mënyrë që mos të ndihej e poshtëruar publikisht nga Gjykata, se gjoja kjo ka dërguar një lëndë aty e cila nuk përbën lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Kjo është arsyeja e vërtetë”.

“Lënda e saj ka qenë e papranueshme, sepse mënyra se si e ka ndërtuar ajo ka qenë gabim dhe tregon se kushdo që e ka hartuar këtë lëndë ka mangësi të theksuara profesionale, për çka unë mendoj që është konfirmuar sot më tërheqjen e lëndës”, u shpreh tutje Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit