Sulmuesi i Brazilit, Raphinha, është shprehur i bindur se ata do ta mundin kampionin botëror, Argjentinën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ylli i Barcelonës në një bisedë me legjendën e Seleçaos, Romarion, tha se do të japë gjithçka në takimin kundër rivalëve të përjetshëm nga të cilët kanë pësuar në dy finalet e fundit të Kupës së Amerikës.
Raphinha: “Ne do ta mundim Argjentinën, pa dyshim. Brenda dhe jashtë fushës, nëse është e nevojshme.”
Romario: “Do të shënosh një gol?”
Raphinha: “Po, do të jap gjithçka.”
Romário: “T’i q*sh?”
Raphinha: “T’i q*jmë”