Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur sot se ka rënë çmimi furnizimit nga importi për vaj ushqimor dhe për grurë.
Ai ka shkruar se çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/liter dhe çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.
Murati ka potencuar se qytetarët po paguajnë më shtrenjtë për produktet: vaj, miell dhe bukë, pasi siç ka shkruar ai, Ligjin për çmimet tavan, LDK e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese.