14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tentoi t’i prishte dasmën, gjykata merr vendimin për ish-bashkëshortin e Britney Spears

- Advertisement -

Një gjykatës në Kaliforni bëri me dije vendimin se ka prova të mjaftueshme kundër ish-bashkëshortit të Britney Spears, i cili u shfaq pa paralajmërim në shtëpinë e saj në ditën e dasmës, për të shkuar në gjyq për një akuzë për përndjekje, thuhet  në raportin e “Associated Press”.

Jason Alexander ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat, për shkelje të ligjit, përndjekje dhe vandalizëm.

Alexander kishte postuar një live në Instagram më 9 Qershor, ditën e dasmës së Spears me trajnerin personal dhe aktorin Sam Asghari, duke thënë se ai ishte atje për të “shkatërruar” dasmën përpara se të arrestohej.

Gjykatësi David Worley, vendosi që 40-vjeçari të mbahet për t’u përgjigjur për akuzat, sipas të dhënave të gjykatës, cituar nga “The Associated Press”. Ish-bashkëshorti i këngëtares nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Spears u martua me Alexander, mikun e saj të fëmijërisë, në një ceremoni surprizë në Las Vegas në 2004, por martesa u anulua menjëherë më pas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit