Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur pasi personi në fjalë ia ka ofruar 10 euro zyrtarit policor.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se i është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raport.