Home Lajme Tentim-vrasje në Prishtinë, Policia arreston dy të rinj

Tentim-vrasje në Prishtinë, Policia arreston dy të rinj

0
Tentim-vrasje në Prishtinë, Policia arreston dy të rinj

Dy persona janë arrestuar sot, pasi që më 4 janar kishin therur me një mjet të mprehtë një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit; A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

Prishtinë, 10 janar 2023 –  Më datë 04.01.2023, rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën “Afrim Loxha ” në Prishtinë,  si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit;

  1. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
  2. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njejtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”.

Exit mobile version