Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimën.
Viktima ka tentuar që të largonte armën nga duart e të dyshuarit, me ç’rast arma kishte shkrepur.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Scanner/