23.6 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Tentim vrasje në Deçan, zbulohet emri i personit të dyshuar

- Advertisement -

Një incident ka ndodhur sot në Deçan, ku një person ka tentuar ta vras një tjetër, raporton Klankosova.tv

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë Policia, ndërsa janë vendosur shiritat dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.

I dyshuari që gjuajti me armë zjarri para rreth 1 orë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia.

Nga Policia Rajonale në Pejë e kanë konfirmuar incidentin, ndërsa tashmë janë zbuluar emrat e personave të përfshirë.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme.

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme

Të fundit