-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Tentim-vrasja në Pejë, Nikçi: Dy persona janë ndaluar

- Advertisement -

Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.

Policia konfirmoi se rasti u iniciua si “tentim vrasje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Express se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.

Dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati, tashmë janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi për Express.

Mësohet se një nga të dyshuarit është i mitur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit