-11.6 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Tentim vjedhje në Kaçanik, arrestohen pesë persona

- Advertisement -

Pas mesnate, Policia në Kaçanik ka njoftuar se ka pranuar informacion se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore, thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “Tentim vjedhje e rëndë”.

“Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas kosovarë: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç), të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin e vendit dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe doreza”, shkruhet në njoftim.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale dhe falënderon qytetarët për bashkëpunim, duke i inkurajuar që çdo veprim të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192 ose përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”.

Të ngjashme

Të fundit