-8 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Tentim vjedhje në Kaçanik, arrestohen pesë persona, dy nga ta shtetas të Serbisë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, dy nga ta shtetas të Serbisë të dyshuar për tentim vjedhje në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Policisë dy serbë janë kapur në flagancë duke kryer veprën në një artari më rrugën “Ismail Raka” më 2 shkurt rreth pas mesnatës.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “Tentim vjedhje e rëndë”.Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas kosovarë: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç), të cilët janë shoqëruar në stacion policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin e vendit dhe kanë konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe doreza.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

 

Të ngjashme

Të fundit